E rëndësishme: Pasi të instaloni aplikacionin RHVoice, nuk duhet të ndizni sistemin folës të androidid derisa të instaloni dhe zgjidhni një nga zërat e RHVoice. Do ta përsërisim këtë këshillë të rëndësishme më poshtë.
Pnaasi ta instaloni aplikacionin, hapeni dhe zgjidhni Shqip në listën e gjuhëve dhe më pas klikoni ”instalo” te emri “Hana”. Talkback-u do të thoje diçka si, “instalo” te ajo ikonë.
Aty ndodhet edhe një buton tjetër; Talkback-u do ta quaj “play”. Kur të prekni atë buton, do të dëgjoni një nga këto dy mesazhe: Hana nuk është instaluar, ose zëri është instaluar dhe po punon. Vetëm pasi të dëgjoni mesazhin e dytë, shkoni te përcaktimet e zërit në aparaturën tuaj dhe zgjidhni RHVoice.
Duhet të shkarkoni dhe kryeni instalimin e Hanës të cilin mund ta gjeni në linkun e më poshtëm:
Shkarkoni versionin më të fundit të Hana për SAPI-5: 4.4.1021.18 2022-11-14
Instaluesi nuk do të bëj asnjë pyetje dhe do të instalojë çdo gjë që është e nevojshme. Pasi të mbarojë, ju lutem ristartoni zërin tuaj folës dhe konfiguroni përcaktimet e tij për të përdorur RHVoice.
Nësë shkarkimi dështon, ju lutem kontrolloni ndonjë website anti-virusi që mundtë përdorni. Ju duhet të ç’aktivizoni përkohësisht bllokun e anti-virusit dhe të besoni shkarkimin e Hana.
Dy instalime janë të nevojshme: Ju duhet të instaloni fillimisht shtojcën e RHVoice për N.V.D.A.. Mund ta gjeni në këtë link:
N.V.D.A. do t’ju kërkojë që të ristartohet në fund të instalimit. Duhet të refuzoni. Mos e ristartoni në këtë moment, por instaloni zërin e Hanës duke përdorur linkun e mëposhtëm:
Kësaj here kur N.V.D.A të kërkojë të ristartohet, duhet ta ristartoni.
Pasi N.V.D.A. të ristartohet, hapni kutinë e dialogut për të bërë zgjedhjen, për shembull, CTRL+INS+S. Ju lutem gjeni RHVoice në listë dhe klikoni enter.
RHVoice nuk është I pregatitur për të gjitha shpërndarjet e ndryshme të LINUX-it, por ju mund ta shkarkoni nga depoja Github e RHVoice dhe ta ndërtoni nga fillimi.